Java e imunizimit në Kosovë
Shëndetësi

Java e imunizimit në Kosovë

M.Miftari/RTKlive

Java e imunizimit zhvillohet në mbarë botën. Është një javë ku festohet për të arriturat shkencore pr mbrojtjen e shëndetit të popullatës në mbarë botën, sepse procesi i vaksinimit vazhdohet gjatë tërë vitit.

Që nga 24 e deri më 30 prill në Kosovë mbahet  java e vaksinimit.

Për këtë ngjarje të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka thënë se Kosova është një vend ku historikisht shënon suksese në shkallën e mbulueshmërisë në vaksina, që fillim që nga lindja e fëmijës.

Ajo në “InfoPlus”, ka deklaruar se java e vaksinimit na gjen me një numër të mjaftueshëm të vaksinave për të gjitha grupmoshat e fëmijëve sipas kalendarit na gjen në një proces të dixhitalizuar të vaksinimit në aspektin administrativ .

Zëvendësminnistrja Gexha-Bunjaku, mes tjerash, përmendi se për një avancim të tillë ka shkaktuar COVID-19, kur tani mund të përcillen të dhënat për pacientin, jo vetëm për vaksinimin, të marrjes së dozave e deri te futja e të dhënave në kohë reale dhe pasja e këtyre të dhënave edhe për publikun në të njëjtën kohë, derisa shtoi se mbulueshmëria është të më mirë sesa gjatë pandemisë, por jo aq e kënaqshme para pandemisë.

Zëvendësministrja potencoi  arsyet e rënies së vaksinimit në nivel botëror,  por ndër më kryesoret ka qenë situata me  COVID-19,ku kanë ngecur vaksinimi rutinë e fëmijëve, pastaj edhe teoritë konspirative mbi vaksinat, që kanë afektuar programin e rregullt të vaksinimit.

Ajo ftoi popullatën që të konsultohen me mjekët që të bëjnë vaksinimin e fëmijëve në kohë reale. Veç kësaj, ajo përmendi edhe ngecjen e vaksinimit edhe te komunitetet tjera në Kosovë, duke shtuar se duhet të përcjellin informatat, qoftë edhe përmes formës së takimeve derë më derë dhe të bëjnë vaksinimin e fëmijëve.

Zëvendësministrja Bunjaku apeloi te popullata që të jenë të vëmendshëm në vaksinimin, ngase në të kundërtën, siç u shpreh ajo, “mosvaksinimi mund të shkaktojë probleme me shëndetin te fëmijët, deri edhe në shkaktimin e vdekjes të fëmijëve”, derisa theksoi se vaksinat mund t ë jepen nga mosha 9-15 vjeçare.

Ajo falënderoi UNICEF-in, OJQ, etj në organizimin ruajtjen e vaksinave.


MË SHUME NGA Shëndetësi