Nis punimet Kongresi i Dytë Ndërkombëtar organizuar nga OFK-ja
F.S / RTKlive
Kanë filluar punimet e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, i cili po mbahet në Prishtinë më datën 5 dhe 6 maj.
Përmes një njoftimi për media thuhet se në ceremoninë e Kongresit ku kanë marr pjesë afër 1 mijë profesionistë, mysafir dhe përfaqësues të ndryshëm,është hapur me fjalë rasti nga Presidenti i Kongresit Bekim Haxhiu i cili i ka falënderuar për pjesëmarrje të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar dhe vendor, si dhe profesionistët e fizioterapisë.
Haxhiu në fjalën e tij ka thënë se fizioterapia po zhvillohet dhe po rritet në Kosovë dhe në hapësirat shqiptare për t’i shërbyer pacientëve me përgjegjësi.
“Të nderuar kolegë, që keni dhënë betimin e Hipokratit dhe ju që së shpejti do të jeni pjesë e sistemit shëndetësor, në kongresin e fundit në Tiranë kam ngritur një hipotezë, a ishte Hipokrati mjek apo fizioterapeut. Të kthehemi 460 vjet p.e.s. tekHipokrati që konsiderohet si baba i mjekësisë. Ai filloi të përdorë metoda manuale për trajtimin dhe shërimin e sëmundjeve. Prandaj betimi i Hipokratit është edhe betim i fizioterapeutit. Hipokrati ishte mjek dhe fizioterapeut me metodat e tij të fizioterapisë”, ka thënë Presidenti Haxhiu.
Ai ka thënë se në këtë Kongres do të marrin pjesë rreth 1 mijë profesionistë, ndërsa do të prezantojnë hulumtimet e tyre mbi 30 ligjërues.
“Sot jam i fascinuar me këtë organizim dhe jam krenar me pjesëmarrjen e kaq shumë profesionistëve dhe jam krenar me arritjet tuaja jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.A ka më të shenjtë dhe humane sesa t’ia largosh dhimbjen dikujt, të eliminosh paaftësinë, ta trajtosh një pacient, ta rikthesh atë në sport, në punë, në jetë, dhe këtë e bëjmë ne. Të tjerët flasin e nganjëherë filozofojnë, por ne fizioterapeutët punojmë”, ka thënë Haxhiu.
Feim Gashi, President i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës pasi ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit dhe pjesëmarrësit në këtë Kongres, ka thënë se fizioterapeutët përkundër sfidave gjithmonë do t’ia dalin për të zhvilluar edhe më tutje këtë profesion.
“Ne si fizioterapeutë gjithmonë dimë dhe do t’ia dalim sa i përket sfidave të fizioterapisë. Unë dua t’i përmend disa sfida të cilat janë në fushën e fizioterapisë dhe me të cilat jemi ballafaqua, dixhitalizimi i të gjithë databazës së fizioterapeutëve, inicimi i specializimeve, dhe përfshirja e fizioterapisë në nivelin parësor mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai në fund të fjalimit të tij ka falënderuar edhe të gjithë profesorët e fizioterapisë, ndërkombëtar dhe vendor për kontributin e tyre në krijimin e gjeneratave të reja të fizioterapisë.
Arben Vitia - Ministër i Shëndetësisë, ka thënë se odat e profesionistëve shëndetësor jo vetëm që mbrojnë dhe prezantojnë interesat e anëtarëve të saj, por kanë edhe rol të jashtëzakonshëm për të siguruar standardet më të larta të shërbimeve.
“Si ministër mbetem i përkushtuar ashtu siç patëm edhe një takim sot në mbështetje të zhvillimit dhe edukimit të fizioterapeutëve konform ligjit të përcaktuar për kuotat e profesionistëve dhe respektimit të rregulloreve të fizioterapisë në Evropë”, ka thënë ministri Vitia.
Ministri ka deklaruar se Qeveria, përveç investimeve nëinfrastrukturën fizike, zotohet dhe po punon edhe nëpërditësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e mjekësisë sportive, fizikale dhe rehabilituese.
Esther Mary D’Arcy – Presidente e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë në Rajonin e Evropës, është shprehur shumë e kënaqur për ftesën dhe pjesëmarrjen në Kongresin e Dytë të OFTK-së.
“Nuk mund të besoj numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë kongres dhe jemi xheloz unë dhe Tim. Prandaj urimet më të mira nga ne.Është shumë kënaqësi të jemi këtu dhe të takohemi me të gjithë ju dhe të bisedojmë përgjatë këtyre dy ditëve. Kjo është një sall e mrekullueshme. Faleminderit president Gashi pre ftesën. Kam takuar disa studentë të mrekullueshëm. Qytetarët e Kosovës janë me fat që kanë kaq shumë profesionistë të fizioterapisë. Fizioterapia është zgjidhje dhe ne nuk shkojmë në Ministrinë e Shëndetësisë për t’i sfiduar por për t’ju dhënë zgjidhje sepse ne jemi zgjidhja”, ka thënë Mary D’Arsy.
Eroll Reshtani – Përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në emër të Ambasadës Amerikane e ka falënderuar OFTK-në për ftesë si dhe fizioterapeutët për shërbimet e tyre.
“Në emër të pacientëve të ambasadës sonëju ftoj të pranoni falënderimet tona të sinqerta dhe njëherit të avancojmë bashkëpunimin tanë”, ka deklaruar Reshtani.
Fatmire Kollçaku – Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se prezenca e nivelit të lartë institucional, ministrit dhe fjalës së tij, por edhe neve nga Kuvendi, tregon përkushtimin e institucioneve në mbështetje të komunitetit tuaj.
“Kush jeni ju? Për mua jeni ju ata që bëni mrekulli, që parandaloni në fillim dhe në fund, që ia riktheni shpresën dikujt, atë qëështë i palëvizshëm në shtrat e bëni tëhecë. Ju jeni ata që askush asnjëherë nuk ju kritikon, ju jeni ata që punoni disi në heshtje, por që ne kemi nevojë për shumë më shumë në institucionet publike”, ka deklaruar deputetja Kollçaku.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të kemi prezencën e fizioterapeutëve në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor për të mundësuar detektimin e hershëm të problemeve shëndetësore.
Tine Kovačič – President i Asociacionit të Fizioterapeutëve në Slloveni, ka thënë se fizioterapia është zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe është shumë e rëndësishme që jemi të lidhur dhe të punojmë së bashku në forcimin e rolit të profesionit të fizioterapisë në arenën ndërkombëtare.
Mirjana Grubišić – Presidente e Odës së Fizioterapeutëve në Kroaci, ka thënë se fizioterapia është duke progresuar dhe duke u modernizuar çdo ditë e më shumë dhe këto takime ndërkombëtare kanë rëndësi të madhe avancimin e fizioterapisë duke kontribuar në njohuritë e profesionistëve të rinj.
Natasa Matkovič – Presidente e Odës së Fizioterapeutëve në Malin e Zi, po ashtu e ka përshëndetur hapjen e punimeve të Kongresit si dhe ka shprehur falënderimin për ftesën nga OFTK.
Faton Daci – President i Asociacionit të Fizioterapeutëve në Shqipëri, ka thënë se “Me këtë organizim që keni bërë këtu unë besoj se pas pak vitesh do të kemi një organizim në Prishtinë edhe nga organizatat ndërkombëtare, jo pse do t’ua kërkoni ju por do ta kërkojnë ata vet duke pas parasysh këtë organizim që keni bërë këtu”.
Zheraldin Durguti – Alma Mater European Campus Rezonanca, ka prezantuar historinë e themelimit, aktivitetet dhe drejtimet e studimeve në Kampusin Rezonanca.
Barbara Ëessner – Universiteti i Vjenës, Vjenë, Austri, është impresionuar me pjesëmarrjen e madhe në Kongres. “Wow jam shumë e impresionuar dhe e kënaqur që jam këtu. Kam qenë disa herë në Kosovë dhe nuk kam parë kurrë audiencë më të madhe për të folur për një interes të përbashkët. Ne duhet të punojmë bashkë për të zhvilluar fushën e fizioterapisë dhe profesionistët e kësaj fushe”, ka thënë Wessner.
Hajrie Hundozi – Profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se është kënaqësi t’i shohësh profesorët, asistentët, të diplomuarit në këtë organizim që siç ka thënë, “po ndihem si në familjen time”.
“Sukseset e juaja i ndjej në brendësi si të familjarëve të mi. Fizioterapia ka arritur suksese jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Profesoresha Hundozi.
Kongresi ka vazhduar punimet me prezantimet e ligjëruesve, ndërsa nesër (e shtunë 6 maj) do të vazhdojë sesioni i dytë. Bashkëngjitur e gjeni agjendën e plotë.