Lista e barnave esenciale|Video
Besjana Mulaj/RTK
Ndërkohë, në funksion të minimizimit të monopolit të kompanive farmaceutike, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zyrtarizuar listën e barnave esenciale të cilës i janë shtuar 70 produkte të reja.
Por sigurimi i imunoterapisë do të vazhdojë të jetë sfidë, pavarësisht se buxheti për mbulimin e barnave të listës esenciale këtë vit është 60 milionë euro.
60 milion euro janë ndarë këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë për furnizimin e barnave të listës esenciale për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar. Në bazë të kërkesave të drejtorëve të klinikave dhe spitaleve rajonale kësaj liste i janë shtuar edhe 70 produkte të reja.
“Do të kemi edhe barna më shumë dhe më të lira, pra kursim i dyfishtë për xhepat e qytetarëve, kuptohet zgjerimi i gamës së barnave do të minimizoj edhe monopolin e kompanive farmaceutike të caktuara”, tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë.
“Sfidë për buxhetin e shëndetësisë vazhdon të mbetet imunoterapia” tha Driton Vela, kryesues i grupit punues për LEB.
Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022.