Elon Musk zgjedh CEO-ne re të Twitter: Do fillojë punë pas 6 javësh
RTSH
Pronari i Twitter, Elon Musk ka bërë me dije se ka zgjedhur CEO-n e ri të platformës. Kjo lëvizje e tij vjen pak muaj pasi premtoi se do të tërhiqej. Musk bëri me dije se CEO i Twitter do të jetë një grua e cila do të fillojë punë pas 6 javësh.
“I ngazëllyer të njoftoj se kam një CEO të ri për X/Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh!” tha Musk në një postim në Twitter.
Musk, i cili ka pasur një sundim kaotik si "Chief Twit" që kur bleu kompaninë në tetor, tha se ai do të bëhet kryetar ekzekutiv i Tëitter dhe shefi i teknologjisë, duke mbikëqyrur produktin, softuerin dhe operacionet e sistemit, raporton CNN.
Në dhjetor, Musk bëri një sondazh në platformë duke pyetur përdoruesit nëse ai duhet të tërhiqej si CEO i Twitter, i cili përfundoi me shumicën e përdoruesve që votuan pozitivisht.
Musk tha se do t'i përmbahej rezultateve të sondazhit, por më vonë u tërhoq, duke thënë se do ta dorëzonte rolin "sapo të gjej dikë mjaft budalla për të marrë këtë punë!"
Në shkurt, ai përsëriti se kishte në plan të gjente një zëvendësues deri në fund të vitit.