13:36 / 24.05.2023
8 raste të reja me Covid-19 në gjatë javës së fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në gjatë javës së fundit, nga 17 deri më 23 maj, nga Covid-19 ka vdekur një person dhe janë regjistruar 8 raste të reja, nga 166 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Javën e fundit, nga Covid-19 ka humbur jetën një person, kurse janë shëruar 10 person. Raste aktive me koronavirus janë 3, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,935, kanë vdekur 3,217 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,714, njofton Ministria e Shëndetësisë.