08:07 / 25.05.2023
Tri raste aktive me Covid-19
N.M. /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 23.
Në javën e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 166 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, ka pasur një person të vdekur, ndërsa janë shëruar 10 person, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273, 935 raste, kanë vdekur 3,217 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,714, njofton Ministria e Shëndetësisë.