31 maji, Dita Ndërkombëtare pa duhan
BKT
Shëndetësi

31 maji, Dita Ndërkombëtare pa duhan

atsh

Më 31 maj 1987, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli Ditën Ndërkombëtare pa duhan.

Konsumimi i duhanit ka pllakosur globin, aq sa të tymosurit ka marrë përmasat e një epidemie që përbën sfidë për politikëbërjen.

Qëllimi periodik i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e masave konkrete me qëllim uljen e duhanpirjes.

Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Numri i duhapirësve ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje që prej përsosjes së industrisë së këtij produkti. Në Shqipëri ka një traditë të hershme të prodhimit të duhanit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foton e një karte postale të vitit 1921, me pamje nga procesi i grirjes së duhanit.


MË SHUME NGA Shëndetësi