FMSh mban konferencë për shkëmbimin e përvojave në vendet evropiane
BKT
Shëndetësi

FMSh mban konferencë për shkëmbimin e përvojave në vendet evropiane

Arlinda Sejda / RTK

Në Rekjavik të Islandës po mbahet Konferenca e 19 Evropiane e organizuar nga Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë, ku po marrin pjesë profesionistë të fushave të ndryshme si nga mjekësia, politika, gjyqësia, arti e kultura që kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Gjatë vizitës në Islandë, delegacioni i shqiptarëve u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me mërgatën shqiptare.

Në këtë konferencë referuan tema të ndryshme një numër i madh i personaliteteve nga Evropa - shqiptarë të suksesshëm në punën e tyre. Pjesa e dytë e koherencës iu kushtua artit e kulturës ku interpretoi pianistja me famë botërore Lule Elezi dhe u bë përurimi i trilogjisë së autores e gazetares Alketa Gashi Fazliu.

Komuniteti i shqiptarëve në këtë shtet nordik të Evropës në Atlantikun verior, edhe pse në numër të vogël, është integruar profesionalisht në këtë vend që ka rreth 300 mijë banorë.


MË SHUME NGA Shëndetësi