Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës
BKT
Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

Albulena Bytyqi / Radio Kosova

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Draft Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe ligjit për ndryshimin e plotësimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Sipas anetarareve të Komisionit për shëndetsi ligji actual për kontrollin e duhanit ka nevojë për plotësim ndryshim.

Deputetet e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka arritur në disa përfndime se ligji aktual për duhanin ka nevoj për plotësim ndryshim. Haxhi Avdyli nga radhet e Levizjes Vetëvendosje i cili ka qenë edhe kryesues i grupit punuës për ligjin për parandalimin dhe kontrollin e duhanit, kërkoj nga deputetët që të kerkojnë ndryshim plotësimin e ligjit aktual dhe jo krijimn e një ligji të ri.

E Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja tha se janë pro ligjit aktual dhe rekomandimet të cilat janë dhënë te shtohën në ligjin që është tani e jo të krijohët një tjetër ligj i ri.

Ndërsa Bekim Haxhiu nga PDK- se tha se është pro një ligjit te ri kundër duhanit.

Ndërsa grupi punues nga ky komision kërkoj që të definohet në mbledhjen e ardhshme se a do të jetë plotësim ndryshim apo krijim i ligjit të ri kundër duhanit.


MË SHUME NGA Shëndetësi