Në Klinikën e Onkologjisë do të zvogëlohen radhët e pritjes për radioterapi
Sh.Ç /RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK ku pa nga afër punimet për vendosjen e akseleratorit të ri.
Vitia u njoftua se akseleratori në Klinikën e Onkologjisë është në fazën finale të montimit mekanik. "Së shpejti do të instalohen softuerët, testimi dhe kalibrimi që të jetë në shërbim të pacienteve më herët sesa afatet e planifikuara. Ky investim është në vlerë të 1 milion e 444 mijë eurove", thuhet në njoftimin e MSH-së.
"Me akseleratorin e ri, do të ulen ndjeshëm radhët e pritjes për radioterapinë, duke siguruar trajtimin me akseleratorë të avancuar të gjeneratës së fundit, ku fokusimi i rrezeve jonizuese në inde është i sigurt për organizimin dhe përmirëson cilësinë e trajtimit me radioterapi", thuhet në njoftim.
Me akseleratorin e gjeneratës së fundit, stafi shëndetësor i shërbimit onkologjik, do të ketë mundësinë që për pacientët të aplikojnë.























