Varësia nga video-lojërat e dëmshme sa bixhozi
BKT
Tech

Varësia nga video-lojërat e dëmshme sa bixhozi

The Guardian / Përktheu: Medina Pasoma

Lojërat janë një forcë e madhe drejt së mirës, por krijuesit e lojërave që po përdorin taktika të bixhozit po bëjnë vetëm dëm.

"The Guardian" ka cilësuar se njerëzit e varur nga video lojërat kanë po aq pasoja serioze sa bixhozgjinjtë. Ajo që dallon është proporcioni ambiental sepse të rriturit mund të largojnë veten nga kazinotë, ndërkaq pasionantët e video-lojërave e kanë një relacion më intim: mund të instalojnë mijëra aplikacione me lojëra në telefon.

250,000 të rinj në Mbretërinë e Bashkuar po përjetojnë krizë të shëndetit mendor, e cila po manifestohet me pamundësinë e ndihmës nga familja, izolimi social dhe sjelljet shkatërruese në shtëpi të personave nën moshën 18 vjeçe.

Mbi 11 milionë fëmijë luajnë video lojëra rregullisht

Si gjithmonë me raportet për varësinë nga vieo-lojërat, numrat dhe historitë janë alarmante. Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se më shumë se 80% e të gjithë moshave nën 18 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar luajnë video lojëra rregullisht – që është më shumë se 11 milionë fëmijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e klasifikoi varësinë nga video-lojërat si një çrregullim në 2018, vlerësoi se lojërat problematike prekin më pak se 1% të lojtarëve (disa studime në vende të caktuara zbuluan prevalencë deri në 3%). Ekziston gjithashtu një debat i vazhdueshëm midis studiuesve dhe atyre që trajtojnë lojërat se mund të jetë një manifestim i çështjeve themelore të shëndetit mendor, sesa një çështje e pavarur në vetvete – me fjalë të tjera, lojërat nuk po shkaktojnë sjellje të varur ose vetëizoluese, por janë një çelës për të dalur nga to.

Varësia vs fitimet me taktikë

Megjithatë, sherr në këtë mes kanë edhe krijuesit e video-lojërave, të cilët shpesh s’kanë aspak përgjegjësi. Ata i kritikojnë video lojërat në atë mënyrë, që kushdo që i luan të krijojë varësi nga ta. Madje kanë punësuar në mënyrë aktive njerëz nga industria e lojërave të fatit për të maksimizuar fitimet që ata bëjnë nga lojtarët e ndjeshëm.

Problemi, si gjithmonë, vjen kur ne ngatërrojmë këto praktika aktive shfrytëzuese të fitimit të parave me videolojërat në tërësi. Siç është vërtetuar herë pas here, lojërat kanë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në jetën e miliona njerëzve. Dhe megjithëse "free-to-play" është modeli dominues në lojërat globale, falë përhapjes së tij në tregjet celulare, ai është ende një përjashtim në lojërat në kompjuter.


MË SHUME NGA Tech