Heta: Deri më tani një rast me murtajë afrikane të derrave, nuk do përhapet
Albulena Bytyqi / RTK Radio
Sëmundja, murtaja afrikane e derrave, nuk bartet tek njerëzit. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën, Drejtori i Drejtorisë se shëndetit të kafshëve , Sadik Heta nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë. Ai ka thënë se deri më tani vetëm një rast është regjistruar me murtajën afrikane të derrave, derisa shtoi se janë marrë të gjitha masat për të mos u përhapur kjo sëmundje edhe më tej.
Në Kosovë është regjistruar rasti i parë me sëmundjen murtaja afrikane e derrit, ku menjëherë është intervenuar me analiza laboratorike dhe eliminim të derrave. Rasti ka ndodhur në komunën e Kllokotit, në një fermë familjare që i ka pasur 22 krerë derra. Kështu është shprehur për Radio Kosovën, Sadik Heta nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë. Sipas tij, ferma në fjalë aktualisht është e izoluar dhe po zbatohen të gjitha masat. Hetja tutje potencoi se kjo sëmundje nuk bartet tek njerëzit.
“Jo nuk bartet tek njerëzit, është një sëmundje që ka karakter ekonomik, pra bartet nga kafsha tek kafshët, pra nga derri tek derri. Është një sëmundje që tek në Kosovës për herë të parë është shfaqur si e dyshuar javën e kaluar në komunën e Kllokotit. Kemi shenja tipike të mortajës afrikane të derrit, kemi ngordhje, shenja cianotike të lëkurës, temperature tek derrat, plogështi dhe diarre", është shprehur ai gjatë emisionit.
Heta, theksoi se murtaja afrikane e derrave është sëmundje që shpërndahet shumë dhe shpejt mes derrave. Dhe se ne fermat ku dyshohet se ka mortajë të derrit nuk duhet të konsumohet mishi i derrit.
“Dyshimet e para janë që është transmetuar kjo sëmundje në Kosovë nëpërmjet lëvizjeve të njerëzve, pra nga zonat e infektuara në zonat e painfektuara. Në fermat ku ka dyshime ose ku ka prezencë të Mortajës afrikane të derrit nuk preferohet të konsumohet mishi", ka thënë Heta.
Ai tutje tha se në Kosovë ka kafshë të sigurta dhe të kontrolluara nga AUVK-u dhe se mishi i tyre është i sigurt për konsum. Ai tutje ka kërkuar bashkëpunimin e qytetareve se nëse kanë ndonjë dyshim te mishit në këto ditë të nxehta të lajmërojnë AUVK-n.























