Onkologji, përurohet akseleratori i dytë klinik në vlerë 1.4 milion €
BKT
Foto:RTK
Shëndetësi

Onkologji, përurohet akseleratori i dytë klinik në vlerë 1.4 milion €

Arlinda Sejda/RTL

Në Klinikën Onkologjisë në QKUK, është përuruar të premten akseleratori të dytë, i cili shpërben si teknologji moderne në rrezatimin e të sëmurëve nga tumoret. Në përurimin e akseleratorit të dytë klinik, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti para medieve, theksoi se kjo pajisje do të reduktojë numrin e pacientëve në Onkologji.

“Përurimin e akseleratorit të dytë klinik, i cili është i teknologjisë më modern që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese me saktësi maksimale në luftimin e tumoreve duke mos dëmtuar edhe indet e tjera rrotull, ajo çka është e re në këtë pajisje, që kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit, dhe në këtë mënyrë arrin që të mos bëjë dëmtime anësore. Njëkohësisht në kohë rekord kanë arritur që ta bëjnë instalimin dhe montimin e kësaj pajisje, të akseleratorit  të dytë, që do të përfitojnë të gjithë pacientët deri tash koha e pritjes ka qenë 6, ndërsa tash sipas drejtorit Ilir Kurtishi, kjo kohë do vihet në zero shumë gjasa brenda këtij viti”, deklaroi Kurti.Ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se kjo aparaturë me vlerën e mbi 1 milion euro, deri në fund të vitit do t’i reduktoj në zero, pritjet e pacientëve.

“Sot përuruam akseleratorit e ri në vlerë prej 1 milion e 440 mijë euro, i cili ta i e tutje do të ju shërbej të gjithë pacientëve për radio terapi dhe lista e pritjes që ka ekzistuar çdo herë dhe vazhdimisht ka variruar në bazë të kërkesave dhe problemeve që kanë pas paciente deri në fund të viti do të bëhet zero. Përveç këtij investimi, është se në Klinikën e Onkologjisë deri në fund të këtij viti po investohen mbi 2 milionë euro duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën do të ketë edhe shtim të kapaciteteve”, deklaroi Vitia.


MË SHUME NGA Shëndetësi