12:56 / 29.08.2023
Vitia: Lista e pritjes për rezonancë magnetike po vazhdon të bie
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se është shtuar një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit në spitalin e pediatrisë.
Ai ka thënë se është bërë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.
Vitia ka shkruar se teksa në janar të këtij viti në QKUK kishte vetëm një rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në një vit, në gusht asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.
“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, ka shkruar Vitia.























