Hilmi Shala emërohet drejtor i ri i Spitalit të Gjakovës
BKT
Shëndetësi

Hilmi Shala emërohet drejtor i ri i Spitalit të Gjakovës

E. Hoti / RTKlive

Hilmi Shala është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Lajmi për emërimin e Shalës është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij spitali.  Aty është treguar edhe për biografinë e Shalës.

“Studimet i mbaroi në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega Farmaci dhe e mori titullin Magjistër i Farmacisë. Ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë. Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit, udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore. UD Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 - Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.

Emërimi i Shalës në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të drejtorit të mëhershëm në këtë spital, Jeton Zarari.


MË SHUME NGA Shëndetësi