Kërkohet shkarkimi krerëve të Klinikës së Kardiologjisë
BKT
Foto: Valjeta Shala | RTK
Shëndetësi

Kërkohet shkarkimi krerëve të Klinikës së Kardiologjisë

Valjeta Shala | RTK

Punëtorët shëndetësorë të Kardiologjisë kanë protestuar sot për të shprehur pakënaqësi në lidhje me menaxhmentin e kësaj klinike.

Aurora Bakalli nga Këshilli Organizativ i protestës tha se duke mos parë rrugë tjetër për t’i zgjidhur pakënaqësitë në Klinikën e Kardiologjisë, kanë qenë të shtyrë që të fillojnë me hapa sindikal, në këtë rast me protestë një-orëshe.

Ajo më tej ka bërë të ditura kërkesat e tyre, e të cilat janë shkarkimi i drejtorit të klinikës, dr. Lulzim Kamberi dhe shkarkimi i shefit të Njësisë Koronare, dr. Artan Ahmeti.

Bakalli ka dhënë edhe arsyet e kësaj kërkese. Shkarkimin e drejtorit të klinikës ajo ka thënë se e kërkojnë për shkak të: Përkrahjes së pa rezervë të shkaktarit të dhunës në Klinikë; Pa-aftësisë menaxheriale, diskriminimit në baza gjinore, profesionale dhe edukative ndaj punëtorëve të caktuar; Nxitjes së konflikteve ndërkolegiale; Rolit tejet përçarës në kolektiv; Kurdisjes së konkursit për shefa të njësive; Ikjes nga përgjegjësia profesionale; Mungesës së transparencës; dhe pa-aftësisë për pajisje me aparaturë të domosdoshme dhe furnizim me material bazik të Klinikës.

Derisa për shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, ajo tha se ai para se të merrte vendimin për këtë pozitë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut.


MË SHUME NGA Shëndetësi