Rrëfimi i gruas që ka fituar betejën me kancerin e gjirit
BKT
Shëndetësi

Rrëfimi i gruas që ka fituar betejën me kancerin e gjirit

Edona Podvorica / RTK

Kanceri i gjirit është vrasës i ngadaltë, por që mund të ndalohet nëse sëmundja trajtohet me kohë. Rasti i Arnisa Osmanit e tregon më së miri këtë. Kur ajo mbushi 40 vjet e kuptoi se diçka nuk po funksiononte siç duhet në trupin e saj. Ajo vendosi të bëjë mamografinë dhe nga ajo kohë, është në betejë të vazhdueshme me këtë sëmundje, të cilën përveç që në mënyrë mjekësore, ka vendosur ta mundë edhe përmes shpresës.

Një të diel korriku të vitit 2018 thotë se nuk do ta harrojë kurrë. Ishte dita kur Arnisa Osmani e kuptoi se diçka nuk po funksiononte me trupin e saj.

Gabimi im më i madh ka qenë që nuk kam bërë kontrolle rutinore. Po atë vit kur i kam mbushur 40 vjet, nuk e di as arsyen çka më ka shtyrë të shkojë te mjeku. M'u duk sikur e kam një pengesë në gjinjtë e mi”, rrëfen Arnisa Osmani, e mbijetuar e kancerit.

Tash kur kanë kaluar 5 vjet prej asaj kohe, beteja është fituar, por trajtimi mjekësor vazhdon.

“Pas operimit, kanë filluar terapitë, rrezatimet 25 dhe tash vazhdojë me terapi me tableta hormonale”, tha Osmani.

Para 5 vjetësh, Arnisa nuk e kishte entuziazmin që i shihet sot në fytyrë.

“Sfida më e madhe ka qenë kur më kanë njoftuar që kam kancer edhe kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllë në dhomë e kam qajt, por i kam thanë vetës Arnisë duhesh me ecë përpara”, ka rrëfyer  ajo.

Tash si një e mbijetuar e kancerit, ajo drejton Qendrën “Have Hope”, duke mbështetur gratë që po përballën me betejën e saj të dikurshme.


MË SHUME NGA Shëndetësi