Në Vushtrri mbahet simpoziumi i parë i diabetologjisë
BKT
Shëndetësi

Në Vushtrri mbahet simpoziumi i parë i diabetologjisë

F.S/RTKlive

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Spitali i Përgjithshëm ‘Sheikh Zayed’ dhe Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë organizuar një simpoziumi të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK).

Në këtë simpozium shumë profesionistë kanë ligjeruar për rëndësinë e senzibilimit të pasojave që mund të ketë nga kjo sëmundje.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shumë përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësues Spitali i Përgjithshëm ‘Sheikh Zayed’, përfaqësues të Odës të Mjekëve të Kosovës (OMK) dhe shumë profesionistë dhe studëntë të mjekësisë.

Aty janë dhënë rekomandime të shumta për mënyrën e menaxhimit e sëmundjës së doabetit.

Ky simpozium tashmë do të shndërrohet në ngjarje tradicionale dhe organizohet nën përkujdesjen e Doktoreshës, Edita Blakaj – Shala, endokrinologe.

Simpoziumi, i cili është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ofron një platformë për diskutime dhe shkëmbim informacioni për trajtimin dhe menaxhimin e diabetit.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi