12:37 / 28.11.2023
Google “vishet” kuqezi në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
RTKlive
Google ka bërë një befasi në këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Google ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.
Në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një surprizë simbolike në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Faqja më e klikuar në internet ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.
Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.























