I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, SHSKUK: Një nga ndërhyrjet më komplekse
BKT
Shëndetësi

I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, SHSKUK: Një nga ndërhyrjet më komplekse

E. Hoti / RTKlive

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se i është shpëtuar jeta një 75-vjeçari, pas reagimit të shpejtë nga stafi shëndetësor i QKUK-së. Pacientit i është bërë stentimi i LM-LAD, që sipas SHSKUK-së paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e kardiologjisë invazive.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit,  gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit.

“Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main).

Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass)”, thuhet në njoftim.

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive.

SHSKUK thotë trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.


MË SHUME NGA Shëndetësi