10:59 / 01.02.2024
IKSHPK: Asnjë rast me fruth në Kosovë
V. Th./RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth.
Instituti rithekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, duke shtuar se fëmijët duhet të vaksinohen me kohë, pasi vaksina është e sigurt dhe efektive, dhe se aplikohet në Kosovë që nga viti 1971. Sipas IKSHPK-së, fruthi është sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga një virus dhe që mund të çojë në komplikime të rënda dhe në vdekje.























