14 nxënës në Gjakovës preken nga zgjeba|VIDEO
BKT
RTK
Shëndetësi

14 nxënës në Gjakovës preken nga zgjeba|VIDEO

Islam Haxhiu

14 nxënës filloristë të komunës së Gjakovës janë prekur nga sëmundja e zgjebes. 3 nga këto raste janë shënuar në shkollën fillore të mesme të ulët "Selman Riza" në lagjen Dardania.

Drejtori i shkollës, Gjokë Osmani ka deklaruar për RTK se nga 6 raste sa ishin të dyshuara, vetëm tre prej tyre janë identifikuar pas kontrollit nga ekipet mjekësore.

"Pas vizitës specialistike është konstatuar se 3 prej tyre janë të prekur. Ata janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat duke e dezinfektu komplet objektin e shkollës, e duke e rritur nivelin e higjenës”, tha mes tjerash drejtori i shkollës, Gjokë Osmani.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gjakovë, situata është nën kontroll të plotë, pasi ekipet vazhdimisht janë në terren.

"Numri i nxënësve të infektuar deri tash është 14. Janë 4 ekipe të kontrolleve të cilët dalin non-stop nëpër shkolla. Janë të lajmëruar edhe drejtorët e shkollave që nëse vërejnë ndonjë ndryshim apo ankesë si të prindërit ashtu edhe te nxënësit,  atëherë janë të dedikuara ekipet që do ti ndërmarin masat", tha Adelina Shehu Kola, drejtoreshë e Shëndetësisë në Gjakovë.

Dermatologët thonë se nuk ka vend për shqetësim të tepruar.

Dermatologu Arsim Riza tha se zakonisht përhapja më e madhe e zgjebes bwhet nw kopshte, nw institucine parashkollore dhe në shkolla fillore. “Trajtimi zakonisht bëhet me preparate antiparazitore tableta ose sirupe kundër kromës ndërsa tretmani i saj shkon deri në 5 ditë", theksoi Riza.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Komunën e Gjakovës, rasti i fundit i paraqitjes së zhugës ka qenë më datën 9 të këtij muaji.


MË SHUME NGA Shëndetësi