Funksionalizohet rezonanca magnetike në Spitalin e Prizrenit|VIDEO
BKT
Foto: Spitali i Përgjithshëm Prizren
Shëndetësi

Funksionalizohet rezonanca magnetike në Spitalin e Prizrenit|VIDEO

Myrvete Axhami/RTK

Është përuruar projekti i MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit. Kjo rezonancë magnetike nga sot do ju shërbejë qytetarëve të Prizrenit,qytetarëve të Komunës së Malishevës, Suharekës, Rahovecit, Mamushës e Dragashit.

Aparatura e rezonancës magnetike ka kushtuar mbi 900 mijë euro.

Në promovim morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti tha se investimet për rritjen e shërbimeve cilësore, nuk do të jenë të përqendruara vetëm në QKUK në Prishtinë, por në të gjitha komunat.

“Më herët Rezonancën magnetike e kemi përuruar në spitalin rajonal të Pejës, gjithashtu edhe në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, QKUK, sot këtë e bëmë këtu në Prizren, një spital rajonal i cili mbulon një popullsi prej rreth 400 mijë banorëve”, tha Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se qytetarët e Prizrenit meritojnë shërbime më të mira.

Një pjesë e stafit profesional të radiologjisë në Spitalin e Prizrenit e ka përfunduar trajnimin për shërbimet e reja, ndërsa pjesa tjetër është duke e vazhduar atë.

 Terminët kanë filluar këto ditë, ndërsa sipas shefes së repartit të radiologjisë, Arta Zhuri Dula, ekzaminimet do të fillojnë nga e marta, më 20 shkurt.


MË SHUME NGA Shëndetësi