Karakteristikat që çojnë në një tjetër nivel serinë Galaxy S24
Artikull i sponsorizuar
Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me inteligjencën artificiale, parë ndryshe kudo AI. Samsung lançoi gjatë muajit janar serinë e re të telefonave inteligjentë Galaxy S24 dhe, së bashku me të, diçka të quajtur "Galaxy AI".
Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Nga jetëgjatësia e baterisë, tek opsionet WOW të fotografisë, më poshtë po listojmë vetëm nga disa karakteristikat kryesore të kësaj serie, që jo vetëm do e shndërrojnë në të preferuarën tuaj, por do të ndryshojnë një herë e përgjithmonë eksperiencën tuaj mobile.
Gjenerata e re Galaxy S24 ju ofron një sërë skenarësh fotografimi me mënyrat e tij të ndryshme të shkrepjes. Ajo që duhet të bëni është vetëm të shkrepni sa më shumë, e të lini AI të bëjë punën e saj (kështu nuk do të demoralizoheni që në fillim me rezultate të pakëndshme). Me kalimin e kohës dhe me ushtrimin e artit të fotografisë, ju do të shndërroheni në një profesionist të vërtetë.
Disa prekje të vogla para se të shkrepni fotografinë
Telefoni do të skanojë automatikisht detajet, duke e bërë lëkurën të duket e pastër, dhe do të bëjë përmirësime të tjera të vogla në një foto edhe para se të shkrepet. Me fjalë të tjera, do t'ju tregojë foton ideale në ekran përpara se të shkrepet. Samsung Galaxy S24 vjen me një opsion të ri të quajtur "Edit Generative", si një version i thjeshtë i Photoshop-it që nuk kërkon asnjë aftësi Photoshop. Ju mund t'i zgjeroni fotot duke gjeneruar sfonde që nuk ishin në të vërtetë momentin që shkrepët foton, të zhvendosni njerëz ose objekte apo madje të ndryshoni përmasat e këtyre të fundit. Pra edhe nëse në fazat e fillimit të mësimit të fotografisë, me kaq shumë opsione, ju do e keni shumë më të lehtë, shkrepjen dhe editimin e fotos perfekte.
Editoni fotografinë tuaj në çdo moment
Duke folur për gjenerimin e "peizazheve" që në të vërtetë nuk ekzistojnë, Samsung zbuloi një veçori tjetër që mund t'i kthejë videot normale, në video të ngadalta me pamje profesionale, pavarësisht nëse ato janë shkrepur në lëvizje të ngadalta apo jo. Telefoni e bën këtë duke përdorur AI për të krijuar korniza që nuk ekzistojnë në të vërtetë. Gjithçka e lidhur me këto opsione duket sikur vjen nga një univers i ri.
Dizajn i pametë dhe ngjyrë nga një tjetër univers
Me një mburojë të qëndrueshme prej titani të ndërtuar direkt në kornizë dhe rezistencë më të mirë ndaj gërvishtjeve me Corning® Gorilla® Armor, Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë "titan" rezistent si kurrë më parë. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme në dorë. Në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, një dizajn i thjeshtë unik plotëson një standard më estetik me lidhje pa probleme midis kapakut të pasmë të pajisjes dhe kornizës anësore. Ekrani do të jetë gjithashtu më i ndritshëm. Corning® Gorilla® Armor redukton reflektimet dhe përmirëson qartësinë vizuale, edhe në rrezet direkte të diellit. Vision Booster i përmirësuar rrit gjithashtu kontrastin dhe ngjyrën për një përvojë të jashtëzakonshme. Ngjyrat e kësaj serie janë një tjetër arsye bindëse që ky është telefoni i bërë për ju.


























