16:42 / 05.03.2024
Bie Facebook dhe Instagram
M.P. / RTKlive
Dy nga rrjetet sociale më të përdorura në botë, Facebook dhe Instagram kanë rënë nga sistemi gjatë pasdites së sotme.
Përderisa ende nuk dihet arsyeja kryesore, mijëra përdorues të këtyre rrjeteve sociale kanë vërshuar me komentet e tyre në platformën konkurrente X, për problemet e Metas.
Së bashku me Facebookun dhe Instagramin, nuk është duke funksionuar as Messengeri.























