Uka: Shqetësues numri i madh i fëmijëve joverbalë | Video
Kimete Kasumi/RTKlive
Në Ditën Ndërkombëtare të Logopedisë, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së e ftuar ishte logopedia Erëstinë Uka. Ajo gjatë intervistës tha se shqetësues mbetet numri i fëmijëve joverbalë si pasojë e teknologjisë (përdorimit të telefonave).
“Ka një numër jashtëzakonisht të madh të fëmijëve të moshës dy trevjeçare që janë komplet joverbalë. Gjysma e fëmijëve të cilët vijnë për vlerësim në klinikën tonë janë realisht joverbalë. Është shumë shqetësues se si shumica e prindërve të tyre thonë se fëmijët e tyre kanë kaluar kohë të gjatë në telefon”, tregoi ajo.
Më tutje ajo shtoi se prindërit janë burimi kryesor për ta ndërtuar anamnezën e fëmijëve të vegjël.
“Secili fëmijë e ka zhvillimin unik. Është krejt normale që një fëmijë nuk flet deri një vit e dy-tre muaj, mirëpo kur fëmija bënë dy-tre vjet dhe ka pengesa në të folur, atëherë është gjendje alarmante”, shtoi Uka.























