Eksperimente mjekësore nga kafshët tek njerëzit
Hanife Osmani / RTK
Holanda investon 124,5 milionë euro në zhvillimin e ilaçeve pa testime te kafshët, ato tani do të behen në organet njerëzore.
Qendra Biomjekësore pa kafshë provuese për testime në Holandë po bëhet gjithnjë e më e dukshme në eksperimente të llojit të tillë.
Testimet nuk po behen me tek minjet apo brenjtesit apo kafshet e tjera, ata po synojnë të promovojnë trajtime mjekësore më të sigurta, më efektive dhe më të mira duke reduktuar kështu përdorimin si dhe vuajtjen e kafshëve.
Në vend të kësaj qendra po përdorë organe jashtëzanoniksht të vogla njerëzore në vend të kafshëve laboratorike për zhvillimin e ilaçeve.
Qeveria holandeze po investon 124,5 milionë euro në këtë qendër që do të hetojë se si mund të zhvillohen ilaçet pa testime te kafshët.
Gjatë studimeve me pacientë, është bërë e qartë se testet e kafshëve nuk parashikojnë gjithmonë efektin terapeutik tek njerëzit.
Në nëntë nga dhjetë studime mbi pacientët, duket se eksperimenti i kafshëve nuk ishte mjaftueshëm parashikues.
Wouter Dhert, profesor i Shkencave të Jetës në Universitetin e Utrecht në Holandë tha se organet e njeriut që përdoren për teste duken ndryshe nga organet në trupin tonë.
Ato janë vetëm disa mijëra qeliza në madhësi. Megjithatë sipas doktorrit të shkencave të jetës kjo metodë ka avantazhe të mëdha në krahasim me testimin e kafshëve.
Ai shton se testimet në kafshë përveç që i takojnë testimeve të vjetërsuara nuk perkojnë edhe me saktesinë që japin modelet e perdorimit të organeve njerëzore.























