IKSHPK njofton për tetë rastet me ‘kollën e mirë’
BKT
Shëndetësi

IKSHPK njofton për tetë rastet me ‘kollën e mirë’

M.P. / RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për regjistrimin e 8 rasteve me kollën e mirë apo të Pertusisit.

“Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar”, njofton IKSHPK.

Sipas njoftimit, sëmundja kryesisht i prek fëmijët e adoloshentët, teksa grupmosha më e rrezikuar janë ata nën moshën një vjeçare.  Përhapja e saj ndodh nëpërmjet spërkalave të kollitjes apo teshtitjes.

“Simptomat zakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë. Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë”, njofton instituti.

OBSH dhe organizata tjera shëndetësore botërore kanë paralajmëruar rritje të numrit të rasteve të Pertusisit në shumë vende të rajonit evropian gjatë pjesës së dytë të vitit 2023 dhe gjatë vitit 2024.


MË SHUME NGA Shëndetësi