Goranci Haxhiu thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët, shpëtoni jetë
BKT
Shëndetësi

Goranci Haxhiu thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët, shpëtoni jetë

K. Kasumi / RTKlive

Këtë javë po shënohet “Java e imunizimit”. Kosova ka dalë me 92% të popullatës të imunizuar. Për këtë çështje e tema të tjera nga fusha e shëndetësisë, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radiotelevizionin e Kosovës ishte Edita Goranci Haxhiu, përgjegjëse për vaksinim në zyrën e OBSH-së në Kosovë. Ajo u bëri thirrje prindërve për vaksinim të fëmijëve.

"Besimi në vaskinë nuk është humbur te ne në Kosovë, meqenëse po shihet përfshirja me vaksinat rutinë, pra vaksinat të cilat i kemi në kalendarin e rregullt qe një kohë, personat të cilët e dinë rëndësinë e vaksinës, parandalimin e një sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse, apo që lë pasoja.Kjo është një mrekulli të cilen e kemi:, tha ajo.

Goranci Haxhiu më tutje tha se janë disa arsye pse 8 për qind e popullatës nuk u vaksinuan.

“Janë fëmijët të cilët frikësohen nga ineksioni, por edhe prindërit që nuk kanë informata të mjaftueshme për vaksina, prandaj e ngelizhojnë si proces”, tha ajo.

Tutje Goranci Haxhiu u bëri thirrje prindërve për vaksinim të fëmijëve.

“Fillimisht ne si punëtorë shëndetësorë ua kemi ofruar të gjithë qytetarëve të Kosovës vaksinën. Ne si prindër e kemi obligim t’i vaksinojmë fëmijët e t’i mbrojmë nga sëmundjet që mund të ballafaqohen në të ardhmen. Unë si prind nuk kam të drejtën ta privojë fëmijën tim nga vaksina e cila shpëton jetën”, shtoi Goranci Haxhiu.


MË SHUME NGA Shëndetësi