ShSKUK njofton për realizimin e dy operacioneve të komplikuara kirurgjike
BKT
Shëndetësi

ShSKUK njofton për realizimin e dy operacioneve të komplikuara kirurgjike

M.P. / RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për realizimin e dy procedura kirurgjike të komplikuara.

“Esophagectomia trans-hiatale (procedurë kirurgjike që konsiston në heqjen komplet të ezofagut, nga qafa deri te lukthi me dy prerje, në bark dhe në pjesën e majtë të e qafës). Si dhe operacioni sipas Whipple-it (i cili nënkupton procedurën kirurgjike që konsiston në heqjen e zorrës dymbëdhjetëgishtore, heqjen e kokës së pankreasit, 15-20 centimetra të pjesës fillestare të zorrës së hollë, heqjen e idhzës dhe shkurtimin e kanalit kryesor të vrerit, dhe përfundon me ngjitjen e zorrës së hollë me pankreasin, lukthin dhe kanalin e vrerit)”, njofton ShSKUK.

Sipas njoftimit, asnjëri nga pacientit nuk ka komplikime gjatë dhe pas. Të dytë kanë dalur nga shërbimi spitalor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


MË SHUME NGA Shëndetësi