Ilaçi i ri HIV ofron mbrojtje totale
BKT
Shëndetësi

Ilaçi i ri HIV ofron mbrojtje totale

M.Miftari/RTKlive

Një përparim në luftën kundër HIV në mesin e grave të reja, në Afrikë, është afër. Një studim i madh i sapobotuar raporton për mbrojtje totale kundër HIV nga një ilaç, që jepet dy injeksione në vit.

Rezultatet paraprake u prezantuan në fillim të këtij viti, por tani studimi është publikuar në 'The New England Journal of Medicine' dhe i bën përshtypje epidemiologut shtetëror Magnus Gisslén.

“Ky është një studim shumë i rëndësishëm me rezultate shumë të mira”, thotë ai për Dagens Medicin.

“Është ilaçi i ri Sunleca (lenacapavir) që u është dhënë grave të reja në Ugandë dhe Afrikën e Jugut dhe tregon mbrojtje të mirë kundër infektimit me HIV”, shtoi ai.

Lenacapavir jepet si një injeksion çdo gjashtë muaj dhe asnjë nga 2,134 gratë, e trajtuara me ilaçin, nuk u infektua gjatë studimit.

“Rezultati është shumë i rëndësishëm për mundësinë e parandalimit të HIV-it në vendet në zhvillim nga një këndvështrim më i gjerë. Trajtimit gjithashtu duket se i mungojnë efektet anësore të rëndësishme”, tha Gisslén.


MË SHUME NGA Shëndetësi