SHBA vendi me më së shumti medalje të fituara, e dyta Kina
Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë parë një luftë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për medalje. Ka qenë SHBA ajo e cila ka dalë fituese.
Të dy vendet përfunduan Lojërat Olimpike të Parisit me nga 40 medalje të arta secila. Megjithatë, SHBA triumfoi në totalin e medaljeve me 126 (40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta), ndërsa Kina u rendit e dyta me 91 medalje gjithsej (40 të arta, 27 të argjendta dhe 24 të bronzta).
Edhe në Lojërat e Tokios tri vjet më parë, SHBA kishin triumfuar në garën për medaljet e arta, duke mposhtur Kinën me 39 medalje të arta kundrejt 38 të Kinës. SHBA kishte gjithsej 113 medalje në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. SHBA ishte më dominante në Rio në 2016, kur fitoi 46 medalje të arta kundrejt 27 të Britanisë së Madhe dhe 26 të Kinës.
Totali prej 126 medaljesh në Paris ishte rezultati i tretë më i lartë për SHBA dhe më i madhi që nga Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Anxhelos, kur SHBA fitoi 174 medalje.
Shtatë vendet me më së shumti medalje:
























