Medalistët e Shqipërisë zbresin në Rinas, premtojnë të artën
Lojërat Olimpike Paris 2024

Medalistët e Shqipërisë zbresin në Rinas, premtojnë të artën

rtsh

Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit delegacioni olimpik shqiptar të shoqëruar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, Drejtori i Klubit shumësportësh në Bashki, Gjergji Muzaka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, si dhe Presidenti i Federatës së Atletikës Shqiptare Taulant Stërmasi.

Delegacioni olimpik është pritur nga qytetarë të shumtë në një ceremoni të organizuar në Aeroportin e Rinasit.

Pas fitores historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev mbërritën në Rinas së bashku me dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg.

Pas fjalës së kreut të KOKSH dhe kreut të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, përballë gazetarëve në Rinas u paraqitën të dy medalistët.

Për mediat ata dhanë mesazhe të shkurtra edhe pse nuk pritej më shumë prej tyre pasi maksimumin e bënë pak ditë më parë në Paris.

“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, i cili arriti të siguronte një medalje të bronztë në Paris.

Ndërkohë, sportisti tjetër Islam Dudaev tha se: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Inshalla herë tjetër marrim medalje ari”, ndërsa mbështetësit e tij e pritën me ovacione dhe duartrokitje.


MË SHUME NGA Lojërat Olimpike Paris 2024