Sëmundja Mpox shpallet emergjente nga Instituti i Shëndeti Publik në Afrikë
BKT
Shëndetësi

Sëmundja Mpox shpallet emergjente nga Instituti i Shëndeti Publik në Afrikë

M.Miftari/RTKlive

Mpox, sëmundja e lartë infektive që dikur quhej lija e majmunëve, është shpallur një emergjencë e shëndetit publik në Afrikë nga organi më i lartë shëndetësor i kontinentit.

Shkencëtarët nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) thonë se janë të alarmuar nga shpejtësia me të cilën është përhapur një lloj i ri mpox.

Që nga fillimi i vitit, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar më shumë se 13,700 raste dhe 450 vdekje.

Virusi, i cili mund të shkaktojë lezione në të gjithë trupin, është përhapur në vende të tjera afrikane, duke përfshirë Burundin, Republikën Qendrore të Afrikës (CAR), Kenia dhe Ruanda.


MË SHUME NGA Shëndetësi