Produktet e fertilizimit in-vitro të qasshme në institucionet publike
BKT
Shëndetësi

Produktet e fertilizimit in-vitro të qasshme në institucionet publike

M.P. / RTKlive

Produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro janë futur në Listën e Produkteve Mjekësore. Tash e tutje ato do të jenë të qasshme në institucionet shëndetësore publike dhe do të paguhen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente. Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit. Deri më tani për të njëjtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.


MË SHUME NGA Shëndetësi