Gogollari: Meditimi luan rol në jetën e njeriut
Sh. Gashi|rtklive
Në emisionin e mëngjesit në RTK, mjeshtrja e meditimit Artemisa Gogollari, ka folur për meditimin dhe të mirat dhe ndikimin e tij për shëndetin mendor. Sipas saj, meditimi është dëshmuar se luan një rol kyçës në jetë.
“Për të kuptuar më mirë meditimin, hapi parë është që e gjithë vëmendja jonë shkon te bota jashtë, shkon te njerëzit dhe situatat që na kanë lënduar, sfidat që i kemi pasur dhe ajo që ndodhë njeriu se përballon dot. Por çfarë ndodhë me mendjen e njeriut në këtë rast është se nga gjithë ky fokus jashtë është se truri copëzohet dhe kjo pastaj sjell tensionin, shqetësimet dhe çdo gjë tjetër. E sa i rëndësishëm është meditimi dhe teknika që ne përdorim është fokusimi tek zemra. Aty ka diçka që do e bashkon trurin sepse lidhë zemrën me trurin dhe krijon ndjenja pozitive”, ka theksuar Artemisa Gogollari.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























