Shënohet 6-vjetori i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
BKT
Shëndetësi

Shënohet 6-vjetori i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Sh.G / RTKlive

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës shënon sot 6-vjetorin e themelimit. Në emisionin e mëngjesit në RTK, sot ishte i ftuar Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për të folur më shumë rreth kësaj ngjarje.

Gjatë intervistës, Llullaku shpjegoi misionin e Kolegjit, i cili synon të bashkojë të gjitha degët kirurgjike në Kosovë.

“Kemi 14 degë kryesore dhe disa nëndegë kirurgjike në Kosovë, dhe synimi ynë është krijimi i një shtëpie të përbashkët ku çdo kirurg mund të ndajë ekspertizën dhe të mësojë nga kolegët”, deklaroi ai.

Llullaku theksoi se Kolegji udhëhiqet nga një bord si organ vendimmarrës dhe se pavarësisht se është një organizatë vullnetare, ka tërhequr një numër të madh profesionistësh.

“Ky kolegj shihet si një dritë e re për përmirësimin e shëndetësisë, avancimin profesional dhe mirëqenien e kirurgëve e pacientëve”, u shpreh ai.

Në fund, Llullaku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit midis kirurgëve për të çuar përpara shkencën dhe shëndetësinë në Kosovë, duke e konsideruar Kolegjin si një shtyllë të fortë për zhvillimin e sektorit mjekësor në vend.


MË SHUME NGA Shëndetësi