Aplikimi i vaksinës HPV-së do të nisë edhe të djemtë në Kosovë
BKT
Foto: Valjeta Shala / RTK
Shëndetësi

Aplikimi i vaksinës HPV-së do të nisë edhe të djemtë në Kosovë

Valjeta Shala / RTK

Nga muaji i ardhshëm pritet të nisë vaksinimi edhe për djemtë të moshës 12 vjeçare kundër virusit të papillomës humane (HPV). Kështu u bë e ditur në konferencën për medie të Ministrisë së Shëndetësise dhe IKSHPK-së.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për fëmijët tanë dhe do të ju njoftoj për fillimin e vaksinimit edhe për djemtë, ky virus shkakton shumë telashe dhe kancere. Me futjen e kësaj vaksine në kalendarin e rregulltë krahas vaksinave tjera, sigurojmë që brezat e ardhshëm të jenë të sigurt dhe të mbrojtur”, tha ministri Vitia.

Ardita Baraku, drejtoreshë e IKSHPK-së ftoj që t’u përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinimin e djemve.

“Gjatë vitit të kaluar është bërë lansimi i vaksinimit kundër HPV dhe për këtë është bërë informimi i duhur. Prej sivjet do të nisë edhe ai për djemtë. Bëjë thirrje për rëndësinë e vaksinimit që të vazhdohet imunizimi dhe të jenë të mbrojtur fëmijët tanë”, tha ajo.

Fetije Fetaj, shefe e Programit të Vaksinimit tha se vaksinimi për djemtë pritet të nisë në shkurt të këtij viti.

“Ashtu si për vajzat edhe për djemtë pritet të nisë në shkurt të këtij viti. Vaksina është e sigurt, efektive dhe pa efekte anësore. Ajo jepet në shkolla dhe institucione”, tha ajo.

HPV është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese të gratë dhe të burrat. Vaksina kundër HPV-së mbron nga kanceret gjenitale që shkaktohen nga Humana Papilloma Virusi.

HPV-ja është infeksioni më i shpeshtë në botë që transmetohet seksualisht,  prandaj vaksinimi në moshë të re është mjaftë e rëndësishme për mbrojtjen nga ky virus i cili është përgjegjës edhe për kancere dhe sëmundje të tjera të organeve riprodhuese.

Implementimi i vaksinave për vajzat 12 vjeçe në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit, nisi në shkurt të vitit 2024.

Ky infeksion konsiderohet se shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës. Vaksina HPV mund të parandalojë më shumë se 90% te kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin.

Deri më tani 10 mijë vajza jane vaksinuar kundër HPV në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi