“Brain Rot” dhe ndikimi i teknologjisë në shëndetin mendor
BKT
Tech

“Brain Rot” dhe ndikimi i teknologjisë në shëndetin mendor

Sh.G / RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK, e ftuar ishte Adela Bajrami, psikologe, e cila foli për temën aktuale të “Brain Rot” – një term i përzgjedhur nga Oksfordi si termi i vitit 2024.

“Në botën moderne, përdorimi i teknologjisë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Përdorimi i pakontrolluar i saj çon në ngarkesa informacioni të parëndësishme, pa ndonjë vlerë edukative,” u shpreh Bajrami.

Ajo sqaroi se “Brain Rot” i referohet lodhjes mendore nga aktivitete që nuk stimulojnë trurin, si përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale, lojërat online dhe videot pa ndonjë objektiv të qartë. “Këto aktivitete ndikojnë negativisht në përqendrimin, kreativitetin dhe shkaktojnë lodhje mendore,” theksoi ajo.

Bajrami shtoi se simptoma të kësaj dukurie përfshijnë uljen e produktivitetit, izolimin nga aktivitetet e mëparshme, dhe lodhjen emocionale të vazhdueshme. Ajo theksoi se shqetësimi më i madh është qasja e pakontrolluar e fëmijëve dhe adoleshentëve në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, që është bërë një sfidë për prindërit.

“Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të vendosin kufij në përdorimin e teknologjisë për të mbrojtur shëndetin mendor të fëmijëve,” përfundoi Bajrami.


MË SHUME NGA Tech