Si të mbroheni nga gripi sezonal dhe sëmundjet respiratore?
BKT
Shëndetësi

Si të mbroheni nga gripi sezonal dhe sëmundjet respiratore?

Sh.G / RTKlive

Pulmologu Gazmend Zhuri, në një intervistë për RTK-në, ndau këshilla të rëndësishme për mbrojtjen nga gripi sezonal dhe sëmundjet respiratore gjatë dimrit.

Sipas Zhurit, temperaturat e ulëta dimërore ndihmojnë në frenimin e përhapjes së viruseve, ndërsa temperaturat e larta e favorizojnë atë. Megjithatë, qëndrimi i zgjatur në ambiente të mbyllura dhe në grupe të mëdha njerëzish rrit rrezikun e infektimit.

"Duhet të kemi kujdes veçanërisht në periudhat kur ndotja e ajrit është e lartë, sidomos në mëngjes, kur trafiku është më i dendur," theksoi Zhuri, duke rekomanduar përdorimin e maskave mbrojtëse.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e veshjes së ngrohtë dhe qëndrimit jashtë, duke sugjeruar përdorimin e shallëve dhe dorezave. "Ajrosja e rregullt e dhomave është e dobishme, por duhet bërë me kujdes për të shmangur hyrjen e ajrit të ndotur," shtoi ai.

Për trajtimin e gripit sezonal, Zhuri theksoi se antibiotikët nuk janë të rekomanduar. "Më mirë është të përdoren çajrat, supat, sirupet për kollë dhe të bëhet pushim i mjaftueshëm," përfundoi ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi