Këndi i robotikës në Bibliotekën e Shtimes, qendër e suksesshme
BKT
Tech

Këndi i robotikës në Bibliotekën e Shtimes, qendër e suksesshme

Ganimete Baliu|RTK

Këndi i robotikës në Bibliotekën e Komunës së Shtimes ka arritur të bëhet një qendër e suksesshme për zhvillimin e talenteve të rinj në fushën e teknologjisë. Të rinjtë që marrin pjesë kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar shpërblime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky sukses tregon rëndësinë e mbështetjes dhe mundësive për të rinjtë në ndjekjen e pasioneve të tyre për shkencën dhe teknologjinë.

Erda Ramadani është njëra nga të rinjtë e Komunës së Shtimes e cila ka dy vite që është pjesë e Këndit të Robotikës që funksionon në kuadër të Bibliotekës së qytetit. Deri tani ajo ka mësuar se si të programoj lëvizjet e këtij roboti.

Këndi i robotikës i Bibliotekës së Komunës së Shtimes ka arritur të bëhet një qendër e suksesshme e zhvillimit dhe inkurajimit të talenteve të reja në fushën e teknologjisë.

Të rinjtë që marrin pjesë në aktivitetet e këtij këndi kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar vende të para dhe të dyta në konkurse kombëtare të robotikës. Ky sukses dëshmon angazhimin dhe pasionin e tyre për teknologjinë dhe robotikën, si dhe përgatitjen e tyre të shkëlqyer në këtë fushë.

Dalmat Zeqa dhe Klea Bajrami janë pjesë e grupit me të rritur të cilët ishin pjesëmarrës në gara. Kjo arritje është një frymëzim për të gjithë komunitetin dhe një dëshmi e rëndësisë së investimit në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Treva Zeqa dhe Engjëll Shatmani janë ata të cilët me suksesin e tyre ja siguruan klubit edhe një udhëtim në Itali.

Përmes punës së palodhur, këta të rinj kanë treguar se, me mbështetje dhe mundësi, ata mund të arrijnë të jenë liderë në fushat teknologjike dhe shkencore.

Biblioteka e Komunës së Shtimes, përmes këndit të robotikës, vazhdon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj dhe për t'i inkurajuar ata që të ndjekin pasionet e tyre në fushën e shkencës dhe teknologjisë.


MË SHUME NGA Tech