16:01 / 06.02.2025
QKUK bëhet me shërbim të Toksikologjisë, premtohen pajisje moderne
M.P. / RTKlive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë me Shërbimin e Toksikologjisë.
Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në facebook, teksa ka premtuar pajisje moderne që garantojnë saktësi dhe shpejtësi të lartë për analiza.
“Ky shërbim i avancuar mundëson analiza të sakta në rastet e helmimeve, përqendrimin e barnave në gjak, dhe identifikin e drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme, përmes testeve të specializuara”, ka shkruar ai.























