Konferenca globale për medie: Hannover Messe Press Preview 2025
BKT
Foto: Driton Beqiri
Tech

Konferenca globale për medie: Hannover Messe Press Preview 2025

RTKLive

Shpalosen temat kryesore që do ta dominojnë panarin e sivjemë, Hannover Messe 2025 Sllogani i Panairit Hannover Messe për vitin 2025 është “Teknologjia formëson të ardhmen”.

 Ekspozita më e madhe industriale e teknologjike në botë Hannover Messe 2025, do të mbahet nga data 31 mars deri më 4 prill 2025 në Hanover. Në këtë panair global, kompani nga inxhinieria mekanike, inxhinieria elektrike dhe industria dixhitale, si dhe sektori i energjisë do të mblidhen për të prezantuar zgjidhje dhe inovacione për një industri me performancë të lartë dhe të qëndrueshme.

Më shumë se 4,000 kompani do të veprojnë si një ekosistem industrial i ndërlidhur dhe do të
demonstrojnë se si mund të arrihet neutraliteti i klimës përmes elektrifikimit, dixhitalizimit dhe
automatizimit. Një vështrim ekskluziv mbi temat dhe inovacionet kryesore të këtij viti u paraqit edhe në konferencën globale për media Hannover Messe 2025 Press Preview ku në mesin e shumë gazetarëve nga vende të ndryshme të botës, i ftuar në këtë konferencë ishte edhe gazetari i emisionit RTK Tech, Driton Beqiri.Në qendër të vëmendjes së kesaj conference ishte Kanadaja, si vend partner zyrtar për vitin 2025 që u përfaqësua nga një delegacion i cili udhehiqej nga Christina Bilyk, drejtuese Ekzekutive e Kanadasë në Hannover Messe 2025, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kanadasë në Gjermani, Evelyne Coulombe dhe Jayson Myers, CEO i Next Generation Manufacturing Canada (NGen).

Kryetar i Bordit Menaxhues të Deutsche Messe AG, Jochen Kockler, tha se temat kryesore që do të dominojnë këtë vit panairin janë: inteligjenca artificiale në funksion të prodhimit, dixhitalizimi,
qëndrueshmëria dhe hidrogjeni. “Zgjidhja qëndron në konkurencën përballë sfidave aktuale politike globale. “HANNOVER MESSE 2025 do të sjellë përparime në AI, elektrifikim dhe dixhitalizim. Këtë vit, vendi partner është Kanadaja dhe do kemi 4,000 ekspozues nga mbarë bota tha Kockler.

Një nga pikat kryesore të këtij prezantimi ishte diskutimi i moderuar mbi “AI në Industri”, i udhëhequr nga Onuora Ogbukagu, zëdhënës i Deutsche Messe. Ky sesion i angazhuar përfshinte perspektiva nga Fatma Kocer-Poyraz, nënkryetare shkencore për të dhëna të Inxhinierisë në Altair, dhe Sepp Hochreiter, themelues i NXAI dhe drejtor i Institutit për Mësim të Makinerive në Universitetin Johannes Kepler Linz.

Diskutimi u përqendrua në rolin kritik të inteligjencës artificiale në revolucionarizimin e proceseve
industriale, përmirësimin e efikasitetit operativ dhe formësimin e së ardhmes së prodhimit inteligjent.

Gjatë Konferencës Press Preview 2025, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kanadasë në Gjermani, Evelyne Coulombe ndau detaje mbi partneritetin e Kanadasë. Ajo shpjegoi se partneriteti u iniciua kur Kancelari gjerman ftoi Kryeministrin kanadez për bashkëpunim, një proces që zgjati më shumë se dy vjet për t’u realizuar. “Tani jemi në pozitën e duhur, dhe ky partneritet me Gjermaninë do të ndihmojë të dy ekonomitë,” deklaroi Coulombe.

Komentet e saj theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke premtuar përparime ekonomike dhe teknologjike nëpërmjet këtij bashkëpunimi transatlantik.

Jayson Myers, CEO i NGen, foli mbi praninë në rritje të Kanadasë në HANNOVER MESSE. “Vitin e kaluar në HANNOVER MESSE 2024, rreth 80 kompani kanadeze morën pjesë dhe prezantuan inovacionet e tyre, duke dhënë përshtypjen se tashmë ishin vendi partner, ndërsa këtë vit, pjesëmarrja do të jetë shumë më madhështore,” vuri në dukje Myers.


Deklaratat e tij sinjalizuan se roli zyrtar i Kanadasë në 2025 do të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim, inovacion dhe tregti midis Kanadasë, Gjermanisë dhe pjesëmarrësve global.HANNOVER MESSE si panairi më i madh në botë për teknologjinë industriale, bashkon liderët e
industrisë, inovatorët dhe politikëbërësit për të eksploruar zgjidhje transformuese industriale.

Edicioni i vitit 2025 do të vazhdojë trashëgiminë e tij të promovimit të dixhitalizimit, efikasitetit energjetik dhe prodhimit inteligjent për një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë konferencë, Çmimi i Robotikës për vitin 2025 iu dha kompanisë kanadeze Maple Advanced Robotics me projektin MARI AARS, e cila është një platformë robotike e kontrolluar nga Inetligjenca Artificiale për programim të shpejtë dhe pa kod.

Çmimi i Robotikës jepet çdo vit nga Deutsche Messe në Hannover Messe për zgjidhjet më të avancuara të automatizimit dhe logjistikës të mbështetura nga robotët.

Kjo mundësohet nga skanimi i avancuar 3D, gjenerimi automatik i rrugëve të robotit dhe një ndërfaqe grafike intuitive me diagrame rrjedhëse, e cila eliminon varësinë nga kodimi dhe skedarët CAD. Për më tepër, platforma MARI AARS përfshin funksione që kompensojnë devijimet dhe kështu sigurojnë një nivel të qëndrueshëm cilësie.


MË SHUME NGA Tech