Spitali i Pejës kreu mbi 3000 operacione gjatë vitit 2024
BKT
Shëndetësi

Spitali i Pejës kreu mbi 3000 operacione gjatë vitit 2024

K. K. / RTKlive

Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka kryer gjithsej 3 024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët.

Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i ndërhyrjeve është regjistruar në Kirurgjinë e Përgjithshme, me 1 293 operacione.

“Tri ndërhyrjet më të shpeshta gjatë vitit të kaluar kanë qenë: Koletiza (gurët në tëmth) – 313 raste, Apendiciti akut (zorra qorre) – 284 raste, Hernia inguinale (rrëshqitja e zorrëve) – 208 raste”,  ka njoftuar spitali.

Spitali i Pejës thekson se mbetet i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor dhe trajtime kirurgjikale të sigurta për të gjithë pacientët, duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet shëndetësore në rajon.


MË SHUME NGA Shëndetësi