MSH: Neonatologjia për herë të parë bëhet me autoambulancë neonatale
BKT
Shëndetësi

MSH: Neonatologjia për herë të parë bëhet me autoambulancë neonatale

V.S|RTKlive

Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me autoambulancë neonatale. kjo u bë e mundur përmes hua marrjes nga Ministria e Shëndetësisë , vlera e së cilës është 198 mijë euro.

Sipas Ministrisë së shëndetësisë kjo autoambulancë neonatale do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

Pranim dorëzimi i saj u bë sot nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi e drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli.

Gjithashtu, thuhet se kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre.


MË SHUME NGA Shëndetësi