Lansohet programi i kujdesit grupor për prindësi  
BKT
Shëndetësi

Lansohet programi i kujdesit grupor për prindësi  

Sh.G|RTKlive

Sot në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetësisë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, Dr. Valdet Hashani, shpjegoi veçantinë e kësaj dite dhe prezantoi një iniciativë të re të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai njoftoi lansimin e programit të ri "Kujdesi Grupor për Prindësi", një projekt që është mbështetur edhe nga UNICEF-i dhe që do të zbatohet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas tij ky program ka për qëllim sensibilizimin e prindërve të rinj dhe ofrimin e informacionit të rëndësishëm lidhur me kujdesin për fëmijët, zhvillimin e tyre, kujdesin prenatal dhe postnatal. Përmes ligjëratave, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera, prindërit do të kenë mundësinë të informohen dhe të bëjnë pyetje mbi çështje të ndryshme që lidhen me kujdesin ndaj fëmijëve.

"Ky program do të shpërndahen nga stafi ynë profesional dhe do të realizohet në qendrat tona këshilluese, të cilat ndodhen nëpër qendrat kryesore të mjekësisë familjare, duke ofruar mbështetje për prindërit e rinj", tha dr. Hashani.

Ai tutje ka thënë se ky proces ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të familjeve dhe ofrimin e mbështetjes për prindërit në periudhën e kujdesit ndaj fëmijëve të tyre.


MË SHUME NGA Shëndetësi