Temperaturat e larta, rekomandohen masa mbrojtëse për punëtorët
Sh.Ç|RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.
"Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta", thuhet në njoftim..
Ministria fton të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.
Tre punëtorë kanë vdekur të hënën. Njëri ka vdekur gjatë trajtimit në QKUK, pasi ishte lënduar më herët në një vendpunishte në rajonin e Istogut, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur, pasi janë aksidentuar gjatë orarit të punës në Komunën e Gjakovës, të hënën.
Për vdekjen e dy punëtorëve në Gjakovë janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuar me vendim të Prokurorisë Themelore në këtë qytet.























