Kosovarja e lindur në Britani e nominuar në intelegjencë artificiale
BKT
Tech

Kosovarja e lindur në Britani e nominuar në intelegjencë artificiale

RTKlive

Ideja Bajra është nominuar për një nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e Inteligjencës Artificiale – AI 100 UK 2025.

Ajo është shqiptarja e vetme nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjithashtu më e reja në moshë që është nominuar ndonjëherë për këtë listë të rëndësishme.

E diplomuar së fundmi në Universitetin e St Andrews në Biologji Qelizore, Ideja ka punuar vazhdimisht në kryqëzimin mes shkencës, edukimit dhe teknologjisë.

Ajo ishte studentja e parë në historinë e departamentit të saj që dizajnoi dhe udhëhoqi një projekt të pavarur kërkimor mbi edukimin në AI, që kulmoi me krijimin e Kornizës LIRA - një mjet ndërkombëtar i fuqizuar nga AI për të lidhur biologjinë me karrierën, aktualisht në proces të shqyrtimit shkencor për publikim.

Krahas studimeve, ajo ishte bashkëthemeluese e STATIC - shoqata me rritjen më të shpejtë për shkrime STEM në universitet - dhe më parë ka udhëhequr organizatën jofitimprurëse Based in Science (BIS), mentorimi i parë virtual STEM në Kosovë, për të cilën mori vlerësim nga Kryeministri i Kosovës.

Këtu mund të votoni:


MË SHUME NGA Tech