FSSHK dënon sulmin ndaj infermierit në Mitrovicë, kërkon masa urgjente
BKT
Shëndetësi

FSSHK dënon sulmin ndaj infermierit në Mitrovicë, kërkon masa urgjente

RTKlive

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj infermierit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Gzim Musliu, i cili u sulmua nga një pacient më 6 tetor 2025, në vendin e punës.

Në reagim, FSSHK ka dënuar ashpër aktin e dhunës, duke e cilësuar të papranueshëm dhe cenues ndaj integritetit fizik e moral të punëtorëve shëndetësorë. Federata u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të zbardhin rastin dhe të sigurojnë mbrojtje ligjore për viktimën.

“Shëndetësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e frikës dhe pasigurisë. Punëtorët tanë meritojnë respekt dhe mbrojtje të plotë institucionale”, thuhet në reagim.

Kryetari i sindikatës së Mitrovicës, Agim Musa, ka kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të garantuar siguri në vendin e punës për të gjithë punonjësit shëndetësorë.


MË SHUME NGA Shëndetësi