Hoti: Është krijuar një kulturë e mirë parandaluese ndaj kancerit të gjirit
BKT
Shëndetësi

Hoti: Është krijuar një kulturë e mirë parandaluese ndaj kancerit të gjirit

Sh.G|RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK, Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ishte i ftuar për të folur rreth muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ai theksoi se gjatë viteve të fundit është bërë një punë e mirë për krijimin e një kulture parandaluese, falë shumë fushatave që kanë fokusuar jo vetëm kancerin e gjirit, por edhe sëmundje të tjera të shëndetit publik.

“Është krijuar një lidhje shumë e mirë midis institucioneve, profesionistëve shëndetësor, mbijetuarve nga kanceri i gjirit, shoqërisë civile dhe të gjithë hallkave, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe mënyrat e veprimit ndaj rasteve të prekura,” tha Hoti.

Ai shtoi se tetori është një muaj shprese dhe mbështetjeje për të gjithë ata që kanë familjarë të prekur nga kjo sëmundje, si dhe një kohë për të rritur vetëdijen dhe për të njohur rreziqet për të parandaluar kancerin e gjirit.


MË SHUME NGA Shëndetësi